Një traktat njëzetvjeçar i partneritetit strategjik, i cili përfshin bashkëpunim më të ngushtë në mbrojtje, u nënshkrua sot nga presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij iranian Masoud Pezheskian.
Edhe pse detajet e marrëveshjes nuk janë bërë publike, zhvillimi pritet të shkaktojë shqetësim të ri në Perëndim. Megjithatë, nuk pritej të përfshinte klauzola të mbrojtjes reciproke të ngjashme me ato të përfshira në marrëveshjet e nënshkruara nga Moska me Minskun dhe Penianin.
Pezheskian, në vizitën e tij të parë në Kremlin që nga marrja e presidencës korrikun e kaluar, përshëndeti nënshkrimin si një kapitull të ri të rëndësishëm në marrëdhëniet e dy vendeve, ndërsa Putin tha se Moska dhe Teherani ndajnë shumë nga të njëjtat pikëpamje mbi çështjet ndërkombëtare.
Ndër të tjera Putin tha se Rusia e informon rregullisht Iranin për atë që po ndodh në konfliktin në Ukrainë dhe se ata konsultohen nga afër për ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Kaukazit Jugor.
Top Channel