Vizita zyrtare e Spiroplait në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Ambasada britanike në Tiranë zbardh diskutimet

16/01/2025 16:18

Ambasada Britanik në Tiranë ka reaguar një ditë pas takimit të kryeparlamentares Elisa Spiropali me homologun britanik.

“Dje, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, dhe delegacioni i saj vizituan Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar për bisedime të rëndësishme me Kryetarin e Dhomës së Komunave, Sir Lindsay Hoyle MP.

Ky shkëmbim parlamentar përfshiu disa momente kyçe, si pjesëmarrja e delegacionit në Pyetjet për Kryeministrin dhe takimet me Grupin Ndërparlamentar për Shqipërinë dhe Kosovën.

Gjatë diskutimeve produktive, të dyja palët ranë dakord për vlerën e partneritetit Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri, përfshirë nivelin parlamentar, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së praktikave më të mira demokratike gjatë zgjedhjeve të ardhshme.

Mbretëria e Bashkuar mbetet e angazhuar për të punuar me Parlamentin Shqiptar për të mbështetur rrugëtimin demokratik të vendit dhe u bën thirrje të gjitha institucioneve të mbështesin zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA