I akuzuar për trafikim dhe abuzim seksual, mbyllet çështja kundër manjatit amerikan të mundjes Ambasada Britanik në Tiranë ka reaguar një ditë pas takimit të kryeparlamentares Elisa Spiropali me homologun britanik.
“Dje, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, dhe delegacioni i saj vizituan Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar për bisedime të rëndësishme me Kryetarin e Dhomës së Komunave, Sir Lindsay Hoyle MP.
Ky shkëmbim parlamentar përfshiu disa momente kyçe, si pjesëmarrja e delegacionit në Pyetjet për Kryeministrin dhe takimet me Grupin Ndërparlamentar për Shqipërinë dhe Kosovën.
Gjatë diskutimeve produktive, të dyja palët ranë dakord për vlerën e partneritetit Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri, përfshirë nivelin parlamentar, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së praktikave më të mira demokratike gjatë zgjedhjeve të ardhshme.
Mbretëria e Bashkuar mbetet e angazhuar për të punuar me Parlamentin Shqiptar për të mbështetur rrugëtimin demokratik të vendit dhe u bën thirrje të gjitha institucioneve të mbështesin zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Top Channel