Dy shqiptarë janë dënuar nga një gjykatë angleze pasi u kapën me shtëpi bari në Liverpool.

Danjel Markaj 25 vjeç dhe Pjetri Ferdinanti 23 vjeç, u dënuan me 2 vite e 3 muaj gjithsej, pasi u kapën me dy shtëpi bari me 244 rrënjë në Wirral.

25-vjeçari u dënua me 12 muaj në Gjykatën e Kurorës së Liverpoolit, ndërsa 23 vjeçari me 15 muaj burg.

Të dy u shpallën fajtorë për prodhimin e një droge të kontrolluar të klasit B (kanabis).

Inspektori dedektiv Andrew Schofield tha se fermat e kanabisit në zonat e banuara jo vetëm që shkaktojnë shqetësim për fqinjët, por përbëjnë edhe rrezik për ta.

“Operatorët e fermave të kanabisit prishin instalimet elektrike dhe prizat e mbingarkesës, duke sjellë një rrezik shumë real për ndezjen e zjarreve dhe duke treguar një shpërfillje të plotë për sigurinë e banorëve që jetojnë afër.

 Nëse vëreni ndonjë shenjë që tregon se kanabisi po kultivohet pranë vendit ku jetoni dhe punoni, ju lutemi na njoftoni në mënyrë që të vazhdojmë të ndërmarrim veprime. Çdo informacion ndihmon banorët dhe punën që bëjmë, ndaj na informoni dhe ne do të hetojmë”-është shprehur ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA