Nën akuzë për shpërdorim detyre/ Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro, paraqitet në SPAK
16/01/2025 09:38
Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Vitin e kaluar, ai u mor nën hetim nga SPAK për “shpërdorim detyre” dhe sot ka seancën e radhës në këtë institucion.
Duro dyshohet se licencoi një karburant që ishte pa leje. Ai u kallëzua në Prokurorinë e Posaçme nga një subjekt tjetër privat.
Veç Duros, janë nën hetim edhe pesë punonjës të bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë.
Top Channel