Një qendër azili ka marrë flakë sot në Babrru të Tiranës.

Zjarri ka rënë rreth orës 8:40 të mëngjesit, paraprakisht dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës.

Zjarri është fikur nga shërbimi zjarrfikës, ndërsa si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA