Një person është gjetur pa shenja jete këtë pasdite në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Policia bën me dije se rreth orës 15:40 , tek Rrethi i Yzberishtit, në rrugë është konstatuar pa shenja jete shtetasi L.B, rreth 75 vjeç dhe se nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA