Kryeministri britanik vizitë në Kiev, firmos marrëveshjen “për 100 vjet partneritet” me Ukrainën

16/01/2025 18:11

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky firmosën një marrëveshje për 100 vjet partneritet mes dy vendeve.

Marrëveshja është dëshmi e vazhdimit të përkrahjes evropiane ndaj Ukrainës, në luftën thuajse 3 vjeçare me Rusinë.

Marrëveshja nënshkruhet disa ditë përpara inaugurimit të Presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i cili thotë se ka një plan për t’i dhënë fund luftës më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Zoti Starmer tha se marrëveshja 1 shekullore angazhon palët të bashkëpunojnë në projekte mbi mbrojtjen dhe teknologjinë, përfshirë dronët.

Radhitja e Ukrainës në krah të Perëndimit dhe e ardhmja e mundshme e saj në NATO ka zemëruar Presidentin rus Vladimir Putin i cili ende synon të ushtrojë ndikim mbi shtetin e pavarur. /VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA