“Kam atë që ti nuk e ke”/ Rozana Radi pas debatit me Gertën: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë dhe ti ma përmend?!

16/01/2025 19:08

Rozana dhe Gerta janë përfshirë në një debat të ashpër këtë të enjte në shtëpinë e Big Brother VIP 4.

Pas debatit, këngëtarja ka shpërthyer në lot në lavanderi dhe gjeti ngushëllim tek Gerti.

“Ku e di ajo pse kam ardhur unë këtu, ku e di? Shkova iu qajta unë asaj? Kam qarë në ndonjë vend? S’kam qarë në asnjë vend!” – tha Rozana.

“Çfarë faji më ka ai që kam jashtë unë, që unë kam gjithë këto vite që luftoj? Më shumë shkoj unë në spital se doktorët. Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë gjë dhe ajo mua ma kujton. Unë s’kam marrë një rrogë timen ta harxhoj, sepse unë gjithë rrogën time sa kam vendosur që të kem fëmijë e kam harxhuar për këtë gjënë dhe ajo më thotë mua që ‘Unë kam një gjë që ti s’e ke’”, shtoi ajo mes lotësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA