Mbrëmjen e sotme një shtetas shqiptar i ka dhënë fund jetës në Amalidha të Greqisë.

Spiro Vilcani është gjetur i vdekur në banesën e tij në Amalidha. Ai u gjet i varur në krevat me lidhëset e këpucëve të tij.

Policia që mbërriti në vendngjarje tha se ende nuk i di shkaqet se përse Vilcani vendosi ti japë fund jetës dhe po heton lidhur me ngjarjen.

Banorë të zonës thonë se viktima ishte njeri i qetë dhe i mbyllur në vetvete. Ai nuk shoqërohej me shumë njerëz dhe bënte një jetë të qetë.

Trupi i tij u dërgua në morg për hetime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA