Një ditë pasi Prokuroria Themelore e Prishtinës dha aktakuzën për vrasjen e Liridona Ademajt, vëllai i saj ka kërkuar dënim maksimal për Naim Murselin.
Në një intervistë për gazetaren Sidorela Gjoni në “Shqipëria Live”, Leonard Ademaj kërkoi dënim të përjetshëm për tre të akuzuarit.
Vëllai i Liridonës tregoi se dy fëmijët e mitur ndodhen në Suedi nën kujdesen e shërbimit social, Ai tregoi edhe bisedën e parë që zhvilloi pas ngjarjes me nipin, i cili ishte i pranishëm gjatë ngjarjes. Djali kishte thënë se kishin rënë pre e një grabitjeje dhe kisha pasur disa të holla në dorë.
“Ishte një aktakuzë e ngritur nga ana e Prokurorisë, ne duam që gjykata të marrë masat e duhura dhe dënimi të jetë kapital. Ne akoma nuk e kemi në dorë dosjen e prokurorisë, pasi ta shohim mund të flasim më gjerësisht për këtë çështje.
Aktakuzën e kemi parë vetëm në sipërfaqe, e kemi pritur, por nuk e kemi parë në detaje. Ne presim që gjykata ta marrë në dorë sa më shpejt. Si familje kërkojmë dënim kapita, si familje si shoqëri dhe mbarë Kosova.
Sadopak është lehtësuar dhimbja me ngritjen e aktakuzës, por shpresoj të lehtësohet më shumë kur të jepet dënimi i merituar. Plani është përgatitur më një tryezë të tre bashkë. Gjithçka është planifikuar në bashkëpunim, të gjithë e dinin se çfarë po bëjnë.
Në si familje në momentin e arrestimit ishim në shtëpi, na shkoi në mendje arsye financiare, probleme në familje nuk na ishin shfaqur ne si familje. Liridona ishte kthyer të jetonte në Kosovë dhe pastaj ndodhi akti. Gjendjen ekonomike e kishin të mirë, nuk kemi parë diçka që shkonte keq financiarisht, kalonin shumë mirë së bashku nuk kishim dalluar diçka.
Me familjen e Naimit nuk kemi asnjë marrëdhënie. Fëmijët po kujdeset shteti social në Suedi, duhet t’i falënderoj. Gjendjen shëndetësore e kanë të mirë por jo psikologjike, ju mungon shumë nëna, e kërkojnë çdo ditë dhe kjo na brengos më shumë. Janë shumë të tronditur që nga ajo natë që ka ndodhur ngjarja.
E kam pyetur djalin e vogël, dajë çfarë ndodhi? Më tha dajë na dolën hajnat dhe ishte moment i sikletshëm për mua. Kishte disa të holla në dorë dhe tha dajë nuk ia dhashë”-u shpreh vëllai i Liridonës.
Top Channel