21-vjeçari gjendet i pajetë në konviktin e shkollës në Gjirokastër (Emri)
16/01/2025 10:44
Një student është gjetur i pajetë këtë mëngjes në konviktin e shkollës ortodokse në Gjirokastër.
Korrespondentja e Top Channel, Kristina Fidhi raporton se 21-vjeçari Simon Sholla u gjet pa shenja jete nga shokët e tij.
21-vjeçari është nga Lushnja dhe konfirmohet se kishte ardhur për të kaluar disa ditë në ambientet e konviktit të shkollës ortodokse “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër, ku kishte përfunduar më parë studimet. Pranë tij, janë gjetur medikamente të dyshuar si antidepresantë.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar nëse ai ka humbur jetën jetën për shkaqe natyrale apo nga një mbidozë medikamentesh.
Top Channel