“Së shpejti, eksportojmë energji në BE”, Rama nga Abu Dabi: Vendosim një tjetër gur kilometrik në rrugën tonë drejt pavarësisë energjetike

15/01/2025 08:45

Shqipëria do të eksportojë së shpejti energjinë elektrike në Bashkimin Europian, shprehet kryeministri Edi Rama nga Abu Dabi, kur pritet të firmoset një marrëveshje trilaterale për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Përshëndetje nga Abu Dabi, për pak do të vendosim një tjetër gur kilometrik në rrugën tonë drejt pavarësisë energjetike, së bashku me kryeministren e Italisë, miken e shtrenjtë Giorgia Meloni, me ftesë të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, një mik i posaçëm, Mohammed bin Zayed, për marrëveshjen trilaterale, për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe rritjen e prodhimit të energjisë diellore në Shqipëri. Lidhja do të ketë një pronësi të trefishtë e nga ana tjetër, do të mbështetet nga investimet domethënëse të përbashkëta, në rritjen e kapaciteteve prodhuese të Shqipërisë dhe në funksion të ambicies tonë për t’u bërë të pavarur nga importi, por na jep një rol së shpejti si eksportues në Bashkimin Europian”.

Rama u ndal dhe te energjia diellore, teksa shprehu synimin që në mandatin e katërt, 30% e energjisë së prodhuar në vend, të jetë diellore.

“Shqipëria është sot vendi me kapacitetin më të lartë të vetëprodhuesve familjarë apo biznese nga energjia diellore në rajon. Energjia diellore ka kaluar nga 0% në 10% të prodhimit tonë të brendshëm politik dhe plani ynë është të arrijmë në 30% brenda mandatit tonë të katërt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA