“Marrëveshje energjetike mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve”/ Rama: Do të shtrijmë kabllo nënujore, ky projekt…

15/01/2025 09:59

Nga samiti i “Javës së Qëndrueshme” në Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama njoftoi se shumë shpejt do të nënshkruhet një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet për zhvillimin e kabllove nënujore të energjisë së ripërtëritshme.

Edi Rama: Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është 100% nga burime të ripërtëritshme. Shqipëria është pjesë e listës të vendeve evropiane kur vjen fjala për përqindjen e energjisë të përtëritshme. Dua po kështu të përfitoj për t’ju informuar se sot do të nënshkruajmë një marrëveshje strategjike së bashku me Italinë dhe Emiratet Arabe për kabllot nënujore. Është përmendur si një instrument shumë i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë, por për të rritur kapacitetin e Shqipërisë në rajon. Ky hap i rëndësishëm për rajonin dhe Europën nuk do të kishte qenë i mundur pa bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe. Pa marr shumë kohë dua të theksoj se partneriteti i Shqipërisë me Emiratet bashkuara Arabe është i rëndësishëm për një rajon që shumë luftëra keqkuptime, i kanë dhënë formë të shkuarës sonë. Bashkëpunimi dhe dëshira për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane duhet mbështetur me hapa konkrete.

Bashkëpunimi që ka nisur mes kompanisë shtetërore KESH synon të zhvillojë deri në 3 giga vat të energjisë së ripërtëritshme. Është një kontribut i rëndësishëm jo vetëm për paqen por edhe bashkëpunimin në rajon. Më lini ta përmbyll duke shprehur mirënjohnjen time edhe për dikë që sa hyri në sallë, që është kryeministrja Meloni e cila është këtu për të bekuar këtë marrëveshje mes Emirateve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA