“Shpërthen” ekonomia e Kinës! Kampione eksportesh në 2024, BB rishikon projeksionet

15/01/2025 09:13

Kina, sipas të dhënave të ofruara prej saj, vazhdon të mbetet eksportuesja numër një në botë.

Vëllimi i eksporteve kineze u rrit fuqishëm në vitin 2024 dhe arriti vlerën prej 3.4 trilionë euro, çka nënkupton vendosjen e një rekordi të ri për eksportet e mallrave. Shifrat zyrtare tregojnë se eksportet u rritën me 5.9 për qind në 12 muajt e fundit (krahasuar me vitin 2023), ndërsa rritja më e madhe ka qenë nga fundi i vitit. Importet po ashtu janë rritur gjatë vitit të kaluar.

Fakti që vëllimi i eksporteve u rrit ndjeshëm në dhjetor të vitit të kaluar tregon se tregtia e jashtme kineze është aktualisht një nga shtyllat e pakta mbi të cilat mund të mbështetet ekonomia kombëtare e Kinës. Në sektorë të tjerë megjithatë, situata nuk paraqitet po kaq optimiste.

Që nga fundi i pandemisë së koronavirusit, ekonomia e Kinës po rimëkëmbet ngadalë. Konsumi i brendshëm mbetet i dobët, ka pasiguri në lidhje me prodhimin industrial, ndërsa tregu i pasurive të paluajtshme mbetet në krizë, thonë ekspertët, pavarësisht një sërë masash ekonomike të miratuara nga qeveria kineze. Marsin e kaluar, lidershipi kinez vendosi një objektiv të rritjes së PBB-së prej rreth pesë për qind për 2024.

Në dhjetor, Banka Botërore rishikoi parashikimin e saj për rritjen ekonomike në Kinë në 4.9 për qind të PBB-së, edhe pse 2025 pritet të sjellë sfida të reja sepse më 20 Janar vjen në pushtet presidenti i ri amerikan Donald Trump, i cili ka paralajmëruar rritjen e tarifave doganore për produktet kineze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA