U përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve, Departamenti i Drejtësisë sulmon Donald Trump: Do ishte dënuar nëse nuk…

14/01/2025 11:28

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump do të ishte dënuar për përpjekje të paligjshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2020 – të cilat ai i humbi – nëse nuk do të ishte rizgjedhur sërish si President në 2024-ën, sipas njeriut që drejtoi hetimet ndaj tij.

Provat kundër Trump ishin “të mjaftueshme për të marrë dhe për të dhënë një dënim në gjyq”, shkroi Prokurori i Posaçëm Jack Smith në një raport të publikuar pjesërisht, sipas BBC.

Trump u përgjigj, duke thënë se Smith ishte “i çmendur” dhe gjetjet e tij ishin “të rreme”.

Trump u akuzua se u bëri presion zyrtarëve për të ndryshuar rezultatin e vitit 2020, duke përhapur me vetëdije gënjeshtra për mashtrimin e zgjedhjeve dhe duke kërkuar të shfrytëzonte trazirat në Kongresin e SHBA më 6 janar 2021, me Presidentin që mohuar se kishte lidhje me të gjitha këto akte.

Pas suksesit të tij në zgjedhjet e vitit 2024, çështjet e ndryshme ligjore me të cilat ai kishte luftuar janë zhdukur kryesisht.

Disa nga materialet në raportin e Smith ishin tashmë të njohura falë një dosjeje publike në tetor, e cila jepte detaje të përpjekjeve të supozuara të Trump për të përmbysur humbjen e tij dhe përcaktoi se si Smith mund ta kishte ndjekur penalisht atë.

Por raporti, i cili u lëshua nga Departamenti i Drejtësisë (DoJ) në Kongres, jep detaje të mëtejshme se pse Smith e ndoqi çështjen dhe përfundimisht e mbylli atë.

Ai justifikon rastin kundër Trump, duke e akuzuar atë për “përpjekje të paprecedentë për të mbajtur pushtetin në mënyrë të paligjshme” përmes një sërë metodash, duke përfshirë “kërcënimet dhe inkurajimin e dhunës kundër kundërshtarëve të tij të perceptuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA