Skerdi Drenova largohet nga drejtimi i OST-së, merr Albgaz-in. Në vend të tij emërohet Elisian Bici
14/01/2025 00:16
Operatori i Sistemit të Transmetimit nuk do të drejtohet më nga nga Skerdi Drenova, i cili është shkarkuar nga kjo detyrë.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku bëri të ditur përmes një postimi në faqen e saj në Facebook se Drenova tashmë do të drejtojë shoqërinë Albgaz.
Vendin e tij në krye të OST-së e ka marrë Elisian Bici, me profession inxhinier elektrik.
Skerdi Drenova u emërua në krye të OST në vitin 2019. Prej më shumë se 5 vitesh ai ka mbajtur postin e administratorit në një nga tre kompanitë kyçe të sektorit energjetik të Shqipërisë.
Top Channel