“Sigurova raportin sikur kisha tre muaj jetë”, Nuredin Dumani flet edhe për avokatin që urdhëroi vrasjen e gruas

14/01/2025 12:42

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po dëshmon në GJKKO, duke treguar sesi arriti të lirohej  nga burgu.

Gazetarja Anila Hoxha mëson se Dumani ka deklaruar, se për të dalë nga burgu me ndihmën e personave të tjera ka siguruar një raport nga mjekësia ligjore sikur kishte vetëm tre muaj jetë.

Ai dëshmon më tej se nga spitali i burgut, e shtruan në spitalin civil.

Më herët, gjatë dëshmisë së dhënë sot, Dumani ka deklaruar se e ka ndihmuar dhëndri i vëllait të ministrit të asaj kohe, Nasip Naços.

“Kam paguar lekë për këtë gjë”-mësohet të ketë deklaruar Dumani.

Sipas dëshmitarit të drejtësisë, ndërmjetës për ta liruar nga burgu ka qenë avokati Alban Brengasi.

Dumani po dëshmon edhe për avokatin dhe sesi ky i fundit pagoi para për të dhunuar bashkëshorten e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA