LIVE/ Situatë kritike në disa fshatra të Fierit, zjarri avancon drejt Levanit. Digjen tre shtëpi dhe një magazinë, rrezikohet edhe një biznes 400 mijë litra naftë kontrabandë nga Tunizia janë sekuestruar në Portin e Durrësit.
Në pranga ranë pesë shtetas sirianë, kapiteni i anijes, ndihmësi i oficerit të parë, shefi i inxhinierëve, shefi i ofiçinës, mirëmbajtësi i pompave të naftës, si dhe një 34-vjeçar shqiptar, oficer i parë i anijes.
Po ashtu, u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, 31-vjeçari Juxhin Koka nga Tirana dhe 32-vjeçari Serxha Sula nga Durrësi. Nën hetim u vunë pesë pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.
Edhe një ditë më parë, u sekuestruan 670 000 litra naftë të dyshuar kontrabandë nga Tunizia.
Në pranga ranë tre persona, Mohammd Kahilah, shtetas sirian me detyrë kapiten i anijes, Eneo Cano një 43-vjeçar shqiptar me detyrë marinar i anijes, si dhe Sushil Vema, shtetas indian, 42 vjeç. Po ashtu janë shpallur në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit E. S., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe F. B., 29 vjeç, banues në Zvicër.
Top Channel