“Më lirë se kudo”/ Goditja e evazionit fiskal, “Buzi Sport” nuk deklaroi miliona euro, çfarë u sekuestrua në 8 pika të ndryshme

14/01/2025 11:32

Biznesi i njohur si “Buzi Sport”, nën administrimin e Oltion Buzit është ‘goditur’ sot nga Prokuroria e Tiranës për evazion fiskal.

Prokuroria thotë se administratori u shpall në kërkim, pasi u vërtetua se ky biznes, kishte fshehur 3.7 milionë euro të ardhura nga mallrat që shiste.

Kontrolli në këtë biznes u krye me vendim të Gjykatës në 8 pika të ndryshme, ku u sekuestruan prova materiale si njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.

Në një vëzhgim të kryer në faqet online ku ky biznes operon, shiste sende të ndryshme nën sloganin “Më lirë se kudo”.

Sipas hetimeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor thotë Prokuroria, ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore.

Sistemi operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara.

Në disa raste, sipas prokurorisë subjekti lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA