Spanja po planifikon të vendosë një taksë deri në 100% për pronat e blera nga jorezidentë nga vende jashtë BE-së.
Duke bërë me dije këtë njoftim, kryeministri Pedro Sánchez tha se masa “e paprecedentë” ishte e nevojshme për të përmbushur urgjencën e strehimit të vendit, raporton BBC.
“Perëndimi përballet me një sfidë vendimtare. Të mos bëhet një shoqëri e ndarë në dy klasa, pronarët e pasur dhe qiramarrësit e varfër”, tha ai.
“Banorët nga vendet jashtë BE-së blenë 27,000 prona në Spanjë në 2023, jo për të jetuar, por për të fituar para prej tyre”, tha ai në një forum ekonomik në Madrid.
Sánchez nuk dha detaje se si do të funksiononte taksa dhe as një afat kohor për paraqitjen e tij në parlament për miratim, ku ai shpesh ka luftuar për të mbledhur vota të mjaftueshme për të miratuar legjislacionin. Por qeveria e tij tha se propozimi do të finalizohej pas një studimi të kujdesshëm.
Masat e tjera të shpallura përfshijnë një përjashtim nga taksat për pronarët që ofrojnë strehim të përballueshëm, transferimin e më shumë se 3,000 shtëpive në një organ të ri të banesave publike dhe rregullore më të rrepta dhe taksa më të larta për banesat turistike.
“Nuk është e drejtë që ata që kanë tre, katër apo pesë apartamente me qira afatshkurtër të paguajnë më pak taksa se hotelet”, tha ai.
Top Channel