Tentoi të ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, Departamenti i Drejtësisë pritet të publikojë raportin për Trump, ja vendimi i gjykatës

13/01/2025 19:55

Pas një beteje ligjore të minutës së fundit, raporti përfundimtar i Jack Smith mbi hetimin e tij penal mbi përpjekjet e Donald Trump për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të 2020-ës është një hap më afër për t’u bërë publik.

Të hënën, gjykatësja e qarkut të Floridës, Aileen Cannon hodhi poshtë argumentet e Trump dhe ish-bashkëpandehurve të tij në çështjen e dokumenteve të klasifikuara, të cilët janë përpjekur të ndalojnë Departamentin e Drejtësisë të publikojë të gjithë raportin.

Departamenti i Drejtësisë ka ende një mocion në pritje përpara Qarkut të 11-të që kërkon të publikojë menjëherë pjesën e raportit rreth 6 janarit, por gjykata ende nuk ka vendosur për këtë mocion.

Smith dha dorëheqjen nga posti i tij të premten dhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland i ka thënë Kongresit se do të publikojë vëllimin e raportit që trajton përpjekjet e Trump për vitin 2020, kur ai të lejohet ligjërisht ta bëjë këtë. Vëllimi i raportit që merret me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Trump nuk do të publikohet sepse dy të bashkëpandehur ende përballen me akuza.

Raporti i shumëpritur për përpjekjet e Trump-it për ndërhyrjen në zgjedhje, në prag të sulmit të 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së, pritet të dalë vetëm disa ditë përpara se Trump të bëjë betimin si president.

Sa i përket pjesës së raportit në lidhje me dokumentet e klasifikuara, Cannon tha se ajo do të zhvillonte një seancë dëgjimore të premten nëse ajo pjesë e raportit mund të ndahet me anëtarë të zgjedhur të Kongresit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA