Në episodin e radhës të podcastit FLET me Ilnisa Agollin, në Top Channel dhe Top Albania Radio, i ftuar ishte avokat Spartak Ngjela.
Përgjatë intervistës, Ilnisa Agolli risolli në vëmendje deklaratën e bujshme te avokat Ngjelës, i cili dikur është shprehur se femrat përjetojnë kënaqësi edhe gjatë përdhunimit.
Në momentin e pyetjes, avokati mohoi se ishte shprehur në atë formë, për të konfirmuar më pas me fjalë të tjera të njëjtin mendim si dikur.
“Përdhunim do të thotë vetëm vullnet. Nëse ajo nuk ka vullnetin, po-në, dhe ti e përdhunon, vjen një moment i caktuar që ajo mund edhe të ndjejë kënaqësi. Por, sa mbaron, ikën dhe të denoncon.”, tha ai.
Ky mendim u përforcua në fund po nga avokati, duke thonë se; “kënaqësia është instikt, nuk është logjikë. Vullneti është morali”.
Përgjatë intervistës në podcastin FLET, avokat Ngjela foli edhe për bukurinë e gruas, rrëfeu ngjarje nga jeta e tij, si dhe u shpreh se feminizmi është degradim.
Top Channel