Moti i keq ka shkaktuar problematika serioze kryesisht në veri të vendit.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm era e fortë ka përmbysur një kamionçinë në urën e Milotit. Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se për fat të mirë nuk pati të lënduar, ndërsa për disa minuta u bllokua qarkullimi.

Pas ndërhyrjes së polici qarkullimi vijoi sërish normalisht. Më herët policia rrugore e Lezhës u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të transportit të mallrave, veçanërisht ato me tenda të tregojnë kujdesin maksimal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA