Mbetën të bllokuar nga dëbora në rrugën Korçë – Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

13/01/2025 07:40

13 persona të cilët mbetën të bllokuar nga dëbora gjatë natës së shkuar në aksin rrugor Korçë-Ersekë, janë ndihmuar nga shërbimet e policisë.

Efektivët shkuan në fshatin Qafëzezë me automjete të Policisë të kalueshmërisë së lartë dhe ju dhanë ndihmë 11 shtetasve që udhëtonin me dy automjete, si dhe dy shtetasve që automjeti i tyre kishte mbetur tek 3 Urat e Leskovikut.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve nëse udhëtojnë drejt qytetit të Ersekës, të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore, të moderojnë shpejtësinë, dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Borëpastrueset po vijojnë punën për pastrimin e rrugës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA