Kreu marrëdhënie seksuale me gardianen e “Onlyfans”, sulmohet barbarisht i burgosuri në Angli gjatë takimit me fëmijën e porsalindur

13/01/2025 20:50

Linton Weirich mori një vëmendje tepër të madhe disa muaj më parë, kjo pasi u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale brenda ambienteve të burgut me një prej gardianeve.

Ajo ishte Linda De Sousa Abreu, një gardiane që ishte dhe modele e platformës për të rritur Onlyfans, e cila pak ditë më parë u dënua me 15 muaj burg për shkak të shpërdorimit të detyrës.

Së fundmi, The Sun raporton se një ngjarje e rëndë ka ndodhur për Weirich, i cili është sulmuar në ambientet e burgut gjatë takimit me të dashurën e tij dhe foshnjën e tij të porsalindur.

Sipas raportimeve të policisë, ai është goditur nga një tjetër i burgosur dhe ka rënë në tokë së bashku me foshnjën e tij, ë cila ka pësuar dëmtime në kafkë.

Policia e Kentit tha për The Sun : “Është raportuar se një i burgosur është goditur me grusht nga një i burgosur tjetër në një zonë të përdorur për vizitorët. Ai ka pësuar lëndime në kokë dhe ka rënë mbi një foshnjë tre-muajshe që kishte mbajtur në krahë. Fëmija pësoi një thyerje të kafkës, por ka dalë nga spitali”.

E dashura e Weirich ishte shtatzënë në kohën kur video e tij me Linda De Sousa Abreu u shpërnda shumë në rrjetet sociale dhe u raportua se ajo ishte shtruar në spital për shkak të stresit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA