Hamasi dhe Izraeli në prag të marrëveshjes, pas ndërhyrjes së ekipit të Donald Trump. Tel Avivi: Është bërë përparim, jemi shumë më mire se më parë

13/01/2025 14:06

Një zyrtar i afërt me negociatat për armëpushim tha se Katari i dorëzoi Izraelit dhe Hamasit një draft përfundimtar të marrëveshjes të hënën. Kjo erdhi pas një “përparimi” gjatë natës në bisedimet ku mori pjesë edhe i dërguari i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff.

Zyrtarë nga administrata në largim e Biden-it gjithashtu besohet të kenë marrë pjesë. “24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për arritjen e marrëveshjes,” tha zyrtari.

Një zyrtar palestinez i afërt me bisedimet i tha Reuters se informacionet nga Doha, kryeqyteti i Katarit, ishin “shumë premtuese”, duke shtuar: “Hapësirat po ngushtohen dhe ka një shtysë të madhe drejt një marrëveshjeje, nëse gjithçka shkon mirë deri në fund.”

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka folur në një konferencë për shtyp në Jeruzalem së bashku me homologun e tij danez në vizitë, Lars Løkke Rasmussen.

Ai është cituar nga Times of Israel të ketë thënë lidhur me përparimin e negociatave për armëpushimin se: “Është bërë përparim. Ne shohim njëfarë përparimi në negociata… Izraeli dëshiron një marrëveshje për pengjet. Izraeli po punon me miqtë tanë amerikanë për të arritur një marrëveshje për pengjet, dhe së shpejti do të dimë nëse pala tjetër dëshiron të njëjtën gjë”.

I pyetur për një afat kohor për një marrëveshje të mundshme për pengjet, Sa’ar u përgjigj: “Ka përparim, thashë që duket shumë më mirë se më parë… por nuk dua të them më shumë se kaq, sepse e kuptoj që ka familje që janë të ndjeshme ndaj çdo fjale dhe çdo fjali”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA