Seancë maratonë/ Miratohet projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritjen e komisioneve hetimore ndaj ARRSH dhe AKSH-it
09/04 22:50
Kryesocialisti Edi Rama edhe këtë të hënë e ka nisur me një mbledhje më të gjithë drejtuesit politik.
Fokusi ishte pikërisht vota e diasporës.
Megjithatë ka pasur edhe një zhvillim të ri me Pandeli Majkon i cili të hënën e shkuar iu hoq drejtimi politik i qarkut Kukës.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve nga PS raporton se Pandeli Majko është caktuar të angazhohet në qytetin e Kavajës.
Të njëjtat burime tregojnë se ish-kryeministri socialist do të prezantohet pasditen e sotme në asamblenë e PS Kavajë, një qytet bastion i të djathtës.
Top Channel