Çështja për “ligjin e zonave të mbrojtura”, Gjykata Kushtetuese e kalon në seancë plenare
13/01/2025 12:45
Gjykata Kushtetuese vendos të kalojë për shqyrtim në seancë plenare çështjen për “ligjin e zonave të mbrojtura” .
Siç raporton Anila Hoxha vendimi për kalimin në seancë publike u dha nga kolegji i Gjykatës Kushtetuese ku palët do të dëgjohen mbi padinë e 37 deputetëve të opozitës që kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, hyrë në fuqi vitin e kaluar.
Sipas opozitës këto ndryshime u hapin rrugë ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe siç tha deputetja Ina Zhupa gjatë dorëzimit të kërkesës, ligji është në shkelje të kushtetutës dhe nuk i shërben interesit publik.
Top Channel