Berisha: Audit teknik për “PER”/ Platforma Elektronike e Regjistrimit ka probleme, kreu i PD: Mos u dorëzoni

13/01/2025 19:46

Tru ditë nga nisja e regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet parlamentare të 2025 , Partia Demokratike ka nisur një auditim teknik  të platformës online të KQZ, pasi ka konstatuar vështirësi në aplikim të votuesve nga jashtë.

“Është e vërtetë që ka vështirësi, pse e tek, auditi ynë, një grup i yni po bën auditin e platformës dhe me shpejtësi do të na informojë se ku qëndrojnë problemet. Por përsëri, thirrja ime është mos e humbni durimin. Aplikoni 2, 3 herë deri sa të regjistroheni”, tha kreu i PD-së, Sali Berisha.

Sali Berisha paralajmëroi se auditi teknik i PD do dalë shumë shpejt më konkluzione se  cilat defektet  duhen korrigjuar. Porosia për të tijtë mbetet e njëjtë,  të përveshin mëngët dhe  të marrin rrugët përtej kufijve për votat e diasporës.

“Realisht ka një mënyrë për të bërë pluhur këtë shtet elektoral, kriminal dhe leva e Arkimedit për këtë emigracioni dhe diaspora”, shtoi Berisha.

Nga hapja e platformës online janë shënuar rreth 10 mije aplikime. Interesi i lartë  i diasporës ka rritur oreksin e politikës për votat e tyre.

“Kryetarët e bashkisë kanë marrë urdhër që të mbyllin bashkitë dhe të dalin në emigracion dhe diasporë. U bëj thirrje të gjithë emigrantëve, të gjithë diasporës të gjuajnë me vezë dhe domate të gjithë këta hajdutë”, përfundoi kreu i PD.

Sali Berisha sulmoi edhe drejtuesin politik të Partisë Socialiste për diasporën Tualant Balla, duke e etiketuar si kriminel elektoral.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA