“T’ka ik hunda shtrembër, vetëm ti mos fol për drogë”, Rama i përgjigjet qytetarit: S’jam drogaxhi, por katran partia të përdor si top balte

12/01/2025 16:54

Kryeministri Edi Rama është kthyer shumë vite pas duke kujtuar kohën kur i kanë bërë pritë dhe e kanë dhunuar, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë.

Rama e solli në kujtesë këtë histori në përgjigje të një komenti që i ishte bërë nga person në faqen e tij të Facebook, i cili insinuonte se kreu i qeverisë është përdorues droge.

“Të ka ikur hunda shtrembër, vetëm t’i mos fol për drogë”, ishte komenti që Rama zgjodhi t’i përgjigjej duke i thënë se devijimi në hundë është i vërtetëm por për shkak të dhunimit që i është bërë në 1997.

“Në fakt jo, por po, është e vërtetë që ketë kockën e hundës nuk e kam të drejtë sepse ajo katran partia që ta ka mbushur mendjen ty që unë jam drogaxhi siç e shkruan, por nuk je dhe i vetëm, duke ta përsëritur mijëra herë deri sa shpifja të duket sikur është e vërtetë, ky quhet lavazh truri, ma ka thyer hundën bashkë me kafkën këtu pas dhe më ka çarë dhe buzën me leva dhe doreza hekuri. Dhe ja po ta tregoj se mbase ti je i ri dhe se ke parasysh kohën e Sudes dhe të Rrapushit që u grabitën shqiptarëve të tëra kursimet me bekimin e katranit të madh të partisë që të ka mësuar të shkruash dhe të thuash që unë jam drogaxhi… Ishte viti 1997 dhe unë mblidhja firma nga shoqëria civile për peticion për dorëheqje e qeverisë së asaj kohe që të shmangej ajo kohë që erdhi më pas, kur më dolën pritë mu poshtë pallatit në mes të errësirës dhe baltës. Ishte janar si tani, dhe më lanë të mbuluar me gjak. Pastaj  të nesërme doli një kloun i katran partisë si puna e këtij Gazmend ziut dhe tha se ja do ketë qenë sherr për punë të ndonjë femre”, tha Rama.

Ai shtoi se janë njerëzit e zakonshëm që nuk duhet t’i lejojnë partitë që t’i përdorin “si topa balte”, por të ruajnë dinjitetin, duke i dhënë mundësi sipas tij që vendi të ketë një opozitë dinjitoze.

“Epo nuk ka më keq Ardit që të thuash për tifozllëk politik ‘fluturon gomari’ duke u përdorur si top balte në luftën e pistë të të tjerëve që të përdorin, dhe ti as më njeh as më ke parë dhe as ke ndonjë provë që unë marr drogë. As unë të njoh dhe nuk kam asgjë më ty madje mund të jesh dhe djalë i mirë në punën tënde, por një gjë ma dëgjo për vete jo për mua… s’ka nevojë të më duash apo votosh mua që të jesh dinjitoz respektosh veten, dhe sa më shumë ta respektojnë veten e tyre njerëzit e zakonshëm duke mos imituar këtë modelin e katran politikës verëberisht, por duke ruajtur dinjitetin edhe në kundërshti, aq më shumë shtohen shanset që kjo politikë turpi në Shqipëri t’i hiqet më fund qafe shoqërisë dhe ta ketë dhe Shqipëria një opozitë dinjitoze dhe jo një çetë sharje-shpifësish si kjo që s’ka jo vetëm program por s’ka as din as iman”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA