Presidenti Joe Biden po bëhet viral pasi bëri shaka gjatë trajtimit të një çështjeje shumë serioze, zjarret në Los Anxhelos dhe njerëzit po kanë komentuar pas reagimit të Zëvëndës Presidentes, Kamala Harris.
Biden po informonte publikun se si qeveria planifikon të ndihmojë autoritetet lokale gjatë zjarreve në Los Anxhelos kur ai ia kaloi mikrofonin Harris, e cila është nga Kalifornia.
“Zonja Zëvendës Presidente, e di që ju jeni prekur drejtpërdrejt nga zjarret, kështu që flisni ju, pa dashur të bëj shaka”, tha Biden duke përdorur shprehjen “fire away”, që ishte e papritur duke marrë parasysh se ai po fliste për zjarret në Los Anxheles.
Harris e shtangur ndaloi për një moment dhe tha: “E vërtetë”.
Ndjekësit në X ishin të shpejtë për të komentuar reagimin epik të Harris.
Joe Biden accidentally makes a fire-related pun towards Kamala Harris at an LA wildfire briefing.
(🎥: CSPAN) pic.twitter.com/CRS202XqF7
— Pop Base (@PopBase) January 10, 2025
Disa nga komentet
“Vështrimi që i hodhi Kamala kur e kuptoi çfarë tha”, shkroi dikush.
“Fytyra e Kamalës i thotë të gjitha”, shkroi një tjetër komentues.
“Kjo skenë duket sikur vjen nga një komedi”, bëri shaka një përdorues i X.
Biden u zotua se qeveria do të mbulojë 100% të kostove të ndihmave për katastrofën në Kaliforni për 180 ditët e ardhshme.
“I thashë guvernatorit dhe zyrtarëve lokalë, mos kurseni asnjë qindarkë për të ndaluar këto zjarre”, tha Biden të enjten.
“Ne jemi me ju, nuk do të shkojmë askund”, shtoi presidenti.
Biden tha se ai po rrit të gjitha burimet federale të mundshme në Kaliforninë Jugore, e cila përfshin 400 zjarrfikës shtesë dhe mbi 30 helikopterë dhe aeroplanë zjarrfikës. Kanadaja po dërgon avionë shtesë për fikjen e zjarreve nga ajri.
Presidenti theksoi gjithashtu nevojën për të trajtuar ndryshimet klimatike.
“Moti ka ndryshuar shumë. Ndryshimet klimatike janë problem real. Ne duhet të përshtatemi me të, dhe ne mundemi, është në kapacitetet tona. Duhet t’i pranojmë këto ndryshime”, përfundoi Biden.
Top Channel