
20/02 22:13
Virozat e stinës të shoqëruara me temperaturë të lartë dhe komplikacione të tjera vijojnë të mbushin qendrat shëndetësore dhe spitalet tashmë në pikun e sezonit të tyre.
Më të prekurit vijojnë të jenë moshat e treta, fëmijët dhe të sëmurët kronikë.
Pas covid është vënë re një interes edhe më i shtuar për vaksinat nga gripi i stinës. Mjekët rekomandojnë domosdoshmërinë e tyre në disa raste.
Mjekët këshillojnë qëndrimin në shtëpi për 2 apo tre ditë gjatë prekjes nga virozat për të mos ndikuar në përhapjen e mëtejshme të tyre, ndërsa në rast komplikacionesh mos neglizhoni ti drejtoheni mjekut të familjes.
Top Channel