Të paktën 30 persona janë lënduar pas përplasjes së dy tramvajeve pranë stacionit hekurudhor në Strasburg të Francës.
Rrethanat e aksidentit ende nuk janë sqaruar.
Një reporter i AFP-së tregoi se rreth vendit të ngjarjes është vendosur një kordon sigurie dhe se përpara stacionit ndodhen shumë automjete të ndihmës së shpejtë.
BREAKING:
At least 50 wounded after a head-on collision between 2 trams in Strasbourg, France. pic.twitter.com/WwLgRZQjPC
— Visegrád 24 (@visegrad24) January 11, 2025
Një video e një dëshmitari e publikuar në rrjetet sociale, tregon një skenë kaotike dhe dy tramvaje të dëmtuar rëndë në një tunel.
Njëri nga tramvajet duket se ka dalë nga shinat për shkak të përplasjes, shkruan Metro.co.uk.
Strasburgu është qyteti i parë i madh francez që riktheu tramvajet në shërbim në vitin 1994 dhe që prej asaj kohe nuk ka pasur aksidente të mëdha.
Top Channel