Gjykata e Lartë ka shumë mundësi të mbështesë ndalimin e TikTok në SHBA pas shqetësimeve për lidhjet e tij me Kinën.
Gjiganti mediatik amerikan CNN, raportoi të premten pasdite se mënyra se si shumica e gjyqtarëve i pyetën disa nga avokatët e aplikacionit dhe një grup krijuesish të përmbajtjes së tij, dallohej qartë qëndrimi i tyre kundër TikTok.
Gjatë më shumë se dy orësh debatesh, shumë nga gjyqtarët dukej se e shihnin ligjin e shitjes ose ndalimit të miratuar nga Kongresi në prill jo si një ligj që implikon kryesisht Amendamentin e Parë, por më tepër si një përpjekje për të rregulluar kontrollin e mundshëm të huaj të një aplikacioni që përdoret nga 170 milionë amerikanë.
Gjykata e Lartë do të vendosë më 19 janar për TikTok, ndërsa një nga avokatët e kësaj platforme, Noel Francisko, deklaroi se e sheh shumë të errët situatën. “Më 19 janar, siç e kuptoj unë, ne u mbyllëm”, tha ai.
Por si mund të mbyllet Tik Tok? Ekspertët thonë se do t’u ndalohet dyqaneve të aplikacioneve ta ofrojnë këtë platformë për përdoruesit e rinj, ndërsa për përdoruesit ekzistues që e kanë tashmë aplikacionin në telefonat e tyre, ai nuk do të zhduket, por për shkak se ata nuk do të jenë në gjendje ta përditësojnë atë nëpërmjet dyqaneve të aplikacioneve, përfundimisht ai do të bëhet i ngarkuar, me siguri të cenueshme dhe vështirësisht i aksesueshëm sa më tepër që kalon koha.
Top Channel