“I thua popullit fluturon gomari, shumë e besojnë”/ Rama i përgjigjet qytetarit: Në politikë, s’ja ha njeri shkopin shqiptarit, e dallon mirë….

10/01/2025 11:12

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dy qytetarëve që kanë komentuar në rrjetin e tij social për çmimin e energjisë elektrike dhe jo vetëm.

Kryeministër, a mund të kenë lehtësira qytetarët të cilët individualisht do të vendosin panele diellore mbi çatitë e tyre, qoftë në pallate apo në banesa”-shprehet qytetari.

Rama shprehet se së shpejti qeveria do të shpallë paketën e dytë mbështetëse për familjarët.

Po, sigurisht që ka dhe prandaj dhe jemi sot të parë në rajon për vetëprodhimin e energjisë diellore nga familjarët dhe nga bizneset. Prodhojmë 196 megavat, 4-fishin e Serbisë dhe më shumë se 10-fishin e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Së shpejti do të bëhet shpallja e paketës së dyte mbështetëse për familjarët dhe do të jetë një sukses se siç ndodhi me paketën e parë, interesi është i madh dhe u shterua gjithë financimi 100%.

Kryeministri Edi Rama i dha një përgjigje edhe qytetarët që i komenton: “Po ti thuash ti popullit fluturon gomari shumë e besojnë se ju ke bërë vaksinën e partisë”.

Dëgjo, kush e nënvlerëson këtë popull bën një gabim të madh. Ne shqiptarët jemi si të tjerët kur bëjmë të gjithë si trajner futbolli. Po erdhi puna te politika nuk na e ha qeni shkopin. Shqiptari e dallon mirë atë që bën punë nga ai që prish punë. Jeta shqiptare reale nuk është e rrjeteve sociale, e as atyre dhe kur ulet energjia, zgërdhien pse e quajmë arritje historike. E tillë ka qenë përpjekja për ta kthyer Shqipërinë në një dekadë nga një vrimë të zezë që për pak vite fiton pavarësinë e plotë energjike. Kështu që nëse ka një arsye themelore pse unë dhe partia Socialiste fitojmë, nuk është se populli është budalla, por është i drejtë në vlerësimin e punës, por i jep secilit hakun, përkundër atyre që flasin e s’dinë ça flasin kanal në kanal, e portal me portal e pastaj habiten se pse ne fitojmë dhe ata humbasin”-ishte përgjigja e Ramës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA