Gjyqi për Trump/ Presidenti i shpëton burgut dhe gjobave, por do ketë kufizime për të, ja cilat janë ato

10/01/2025 21:40

Me përfundimin e seancës së dënimit, Trump, ai konsiderohet “kriminel” nëse mund të quhet i tillë.

Si një i dënuar, ai do ketë disa kufizime, duke përfshirë moslejimin e zotërimit të armës, tha ish-prokurorja e Bruklinit, Julie Rendelman.

Ai ende mund të votojë në Florida, kjo vlen për të gjithë kriminelët në shumicën e rasteve pasi ata të kenë përfunduar dënimin e tyre.

Trump do të duhet gjithashtu të japë një kampion të ADN-së për bazën e të dhënave të shtetit të Nju Jorkut, siç kërkohet të bëjnë të gjithë të dënuarit atje.

Por ai nuk do të ketë kufizime në udhëtime, ndryshe nga shumica e të dënuarve, sepse do të posedojë një pasaportë diplomatike si Presidenti i ardhshëm i SHBA-së.

Kujtojmë se Trump u dënua për çështjen e blerjes së heshtjes së pornostares, Stormy Daniels dhe rimbursimit të shumës së paguar nga avokati i tij. Kjo seancë i jep fund “luftës” së gjatë të presidentit të ardhshëm me drejtësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA