EMRI/ Shqiptari i bën ‘cirk’ me makinë policisë në Angli, por e tradhton ADN-ja në qeset e kokainës

10/01/2025 11:14

Një 31-vjeçar shqiptar është dënuar me burg në Angli, pasi akuzohet për trafik droge.

Policia në Kembrixh më 18 dhjetor 2023 ishte në patrullim kur pa shoferin e një Mazda të kuqe që vepronte në mënyrë të dyshimtë në Campkin Road.

Oficerët ndoqën automjetin dhe i kërkuan shoferit të ndalonte, por ai i injoroi dhe tentoi të arratisej.

31-vjeçari Baralbo Bregu, u ndalua dhe brenda makinës së tij efektivët gjetën kokainë. Bregu pretendoi se e kishte huazuar makinën nga një mik dhe nuk ishte në dijeni të drogës, por testet mjeko-ligjore e ‘tradhtuan’.

Në Gjykatën e Kembrixhit Bregu u dënua me dy vjet e shtatë muaj burg pasi më parë u deklarua fajtor për posedim me qëllim furnizimin me drogë të klasit A.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA