A është ndarë me Ilnisa Agollin? Meriton Mjekiqi thyen heshtjen për herë të parë

10/01/2025 12:19

Meriton Mjekiqi, moderatori i njohur, sidomos për pjesëmarrjen e tij në “Big Brother VIP Albania 3”, ka komentuar së fundmi ndarjen e përfolur nga Ilnisa Agolli.

Në një intervistë të bërë së fundmi, ai shpjegoi se gjithçka ka ndodhur natyrshëm dhe se periudha që kanë kaluar ka qenë e bukur për të, pa asnjë keqardhje për asnjë moment të saj.

Ai e theksoi se si u prit kjo situatë nga publiku është diçka që nuk varet prej tij, pasi disa e kanë mbështetur, ndërsa të tjerë jo, por për të gjithçka ka qenë reale dhe autentike.

Për aludimet që kanë qarkulluar në media lidhur me ndarjen, Meritoni pranoi se ato janë 100% të vërteta, por theksoi se arsyet që çuan në këtë vendim janë private dhe nuk dëshiron t’i bëjë publike.

Moderatori e vlerëson shumë Ilnisën, duke e quajtur atë një grua të mrekullueshme, një nënë të jashtëzakonshme dhe një profesioniste të shkëlqyer.

Mjekiqi gjithashtu theksoi se për të, më e rëndësishme është që secili të ecë përpara dhe të jetë mirë në jetën e tij, duke respektuar privatësinë e këtij momenti të ndjeshëm.

“Janë gjëra shumë private”– përfundoi ai, duke bërë të qartë se ndarjet dhe vendimet e tilla janë pjesë e jetës personale që nuk duhen bërë publike./Top Albania Radio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA