“Më 21 janar protestohej dhe vritej”/ Debat mes Luçiano Boçit dhe Erion Isait, ndërhyn edhe Zhupa: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni, te shpendët apo kafshët 24/06 17:42
Plator Nesturi është emëruar si prefekt i Qarkut të Vlorës.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Nesturi do të pasojë Vangjel Tavon, i cili është tashmë kryetari i bashkisë së Himarës.
Vendimi:
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Plator Nesturi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Top Channel