Udhëhoqi protestën kundër regjimit, rrëmbehet liderja e opozitës në Venezuelë

09/01/2025 21:02

Aleatët e lideres më të fuqishme të opozitës së Venezuelës, María Corina Machado, thonë se ajo është “rrëmbyer” nga zyrtarët e regjimit, pasi u arratis nga strehimi i saj për të udhëhequr një protestë të madhe kundër presidentit autoritar Nicolás Maduro.

Maduro pritet të betohet për mandatin e tij të tretë presidencial të premten, megjithëse ka dyshime të gjera se ai ka vjedhur zgjedhjet e vitit të kaluar. Pasardhësi i Hugo Chávezit nuk ka paraqitur asnjë provë të pretendimit të tij për fitoren, ndërsa lëvizja e Machados ka publikuar rezultate të detajuara të votimeve që ofrojnë prova bindëse se kandidati i saj, Edmundo González, ka fituar.

Të enjten, mijëra mbështetës të opozitës dolën në rrugë në qytetet e Venezuelës për të protestuar kundër betimit të planifikuar të Maduros, me ftesë të Machados, e cila u fsheh menjëherë pas zgjedhjeve të 28 korrikut 2024 për të shmangur kapjen.

Pas më shumë se 133, Machado u shfaq të enjten pasdite në mesin e një turme të madhe protestuesish në Caracas. Ajo u ngjit në një kamion dhe i udhëhoqi ata në thirrje: “Ne nuk kemi frikë.”

Pas një fjalimi pasionant, Machado u largua nga protesta, por u “ndalua dhunshëm”, thanë përfaqësuesit e saj në një deklaratë të shkurtër.

“Përfaqësuesit e regjimit hapën zjarr mbi motorët që po e transportonin”, shtuan përfaqësuesit e Machados.

Carla Angola, një gazetarë e njohur venezueliane, shkroi në X: “Regjimi ka rrëmbyer María Corinan.”

Një tjetër gazetar i njohur venezuelian, Luz Mely Reyes, tha se para se të merrej, Machado i kishte thënë ekipit të saj të mos e negocionin lirinë e saj.

Duke folur me gazetarët të mërkurën, në një nga intervistat e saj më të fundit të rëndësishme, Machado tha se Venezuela po i afrohet një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e Amerikës Latine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA