
23/02 12:53
Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar në minierën Singidi në provincën Balochistan, ku ekuipazhet janë dërguar me urgjencë nga Quetta.
“12 punëtorë ishin brenda minierës kur ajo u shemb pas shpërthimit të fuqishëm, i cili dyshohet se ndodhi pas një rrjedhjeje metani”, tha Abdul Ghani, një zyrtar me autoritetet rajonale.
Aksidentet janë të shpeshta në minierat e Pakistanit, ku kushtet e punës përshkruhen si jashtëzakonisht të rrezikshme dhe rregullat e sigurisë konsiderohen të papërshtatshme.
Qershorin e kaluar, njëmbëdhjetë njerëz humbën jetën nga një rrjedhje metani në një minierë qymyri të kompanisë United Coal në provincën Baluchistan.
Top Channel