“Sherri” për Groenlandën, Moska ndjek retorikën e Trump, kërkon sovranitetin mbi ishullin e Danimarkës

09/01/2025 14:31

Moska po i ndjek me kujdes deklaratat e presidentit të zgjedhur të SHBA-së për Groenlandën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov u shpreh se Artiku është pjesë e “sferës së interesave strategjikë dhe kombëtarë të Rusisë, që për këtë arsye kërkon paqe dhe stabilitet në atë rajon”.

“Sigurisht, pretendimet e Donald Trumpit janë çështje e SHBA-së, Danimarkës dhe vendeve të tjera. Por Rusia po e monitoron me kujdes situatën. Ne kemi prani në zonën e Arktikut dhe do të vazhdojmë të jemi të pranishëm atje.”, shprehet Dimitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Vërejtjet e Trump për Groenlandën, një territor që gëzon një lloj autonomie, por i përket prej shekujsh Danimarkës- janë pasuar nga reagime të ashpra të liderëve europianë. Shefja e Politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas theksoi se integriteti territorial dhe sovraniteti i Groenlandës”, duhen respektuar, ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz e ka bërë të qartë se nuk mund të ketë “zhvendosje kufijsh me forcë”.

Trump deklaroi disa ditë më parë se SHBA-së i nevojitet Groenlanda dhe Kanali i Panamasë “për të garantuar sigurinë kombëtare dhe atë ekonomike’, dhe refuzoi të përjashtonte përdorimin e forcës ushtarake dhe atyre ekonomike për marrjen e tyre. Ai gjithashtu iu referua kufirit me Kanadanë si një “vijë e hequr artificialisht”.

Danimarka dhe Kanadaja janë sakaq që të dyja aleatë të ngushtë të SHBA-së në NATO.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA