Një 17-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në Bedford.
Viktima e identifikuar si, Thomas Taylor, i cili po ecte përgjatë rrugës Greenhill, kur u sulmua nga një grup burrash sipas BBC.
Ai u mor me ambulancë për t’u transportuar drejt spitalit, por ndërroi jetë rrugës për shkak të plagëve të rënda.
Policia ka nisur një hetim rreth ngjarjes për arrestimin e autorëve, të cilët janë përshkruar si “një grup burrash të veshur me rroba të zeza”.
“Ky është një incident tepër tronditës. Kemi caktuar një ekip të përkushtuar detektivësh që po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe po mbështesin familjen e viktimës në këtë kohë të vështirë për ta. I bëj thirrje kujtdo që ka parë se çfarë ka ndodhur ose ka ndonjë informacion, të flasë me policinë dhe të na ndihmojë të nxjerrim autorët para drejtësisë.
Jemi të vetëdijshëm se ka imazhe dhe video që qarkullojnë në media sociale, ju lutemi që në vend që t’i shpërndani, kontaktoni policinë“, tha Krye-Detektivja Katie Dounias, nga Njësia e Krimeve të Rënda që po drejton hetimin.
Top Channel