Një tjetër aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor i cili dyshohet të ketë qenë në anë të rrugës dhe e ka marrë zvarrë me makinë për disa metra duke i shkaktuar plagë të mëdha në trup dhe kokë.

Për pasojë ka ndërruar jetë menjëherë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.

Ky është aksidenti i dytë brenda ditës që regjistrohet në Lezhë. Vetëm brenda një jave në Lezhë janë regjistruar 4 aksidente, ku dy prej tyre kanë pasur viktima.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA