Shitja e mundshme e Kvaratskhelia te PSG mund të sjell plane të reja për Napolin në merkaton e janarit.
Conte ka kërkuar prej javësh për të nënshkruar me një mbrojtës dhe një mesfushor (Danilo dhe Casadei janë emrat më të përfolur), por me lamtumirën e gjeorgjianit, drejtori sportiv Manna do të detyrohej gjithashtu të shikonte dhe për një sulmues krahu, pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyera të ofruara nga Neres.
Emri i parë në listën e Azzurrit sipas Sportmediaset është ai i yllit tw përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili kohët e fundit është lidhur tashmë me klubet italiane. I lindur në vitin 1999, kontrata e tij skadon në vitin 2026 me francezët, teksa për një shumë afër 20 milionë euro ai mund të zbarkojë në Napoli.
Gjithsesi, klubi italian po i kushton njw vëmendje edhe Federico Chiesa, në pronësi të Liverpool-it dhe me vetëm 18 minuta luajtur në Premier League në këtë pjesë të parë të sezonit. Pavarësisht deklaratave të fundit të agjentit se “Reds-at” nuk duan ta shesin atë, ish-lojtari i Juves shihet si një mundësi të madhe.
Top Channel