Skandali me Jeffrey Epstein, Princi Andrew humb zyratarisht të gjithë titujt dhe dëbohet nga Royal Lodge Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka reaguar pas deklaratës së presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump për të riemërtuar Gjirin e Meksikës në “Gjiri i Amerikës”.
Në një reagim sarkastik, Sheinbaum sugjeroi që Amerika e Veriut të quhet “Amerika Meksikane”.
Komentet e Sheinbaum erdhën pas deklaratave të bujshme të Trump, sic ishte dhe bashkimi i Kanadasë me SHBA-në, marrja e kontrollit të Greonlandës dhe Kanalit të Panamasë.
Në konferencën e saj të përditshme për shtyp, Sheinbaum qëndroi përpara një harte të epokës koloniale të rajonit nga viti 1607 dhe propozoi që Amerika e Veriut duhet të riemërohej “América Mexicana” ose “Amerika Meksikane”, pasi një dokument themelues që daton nga 1814 që i parapriu kushtetutës së Meksikës referohej ndaj saj në atë mënyrë.
“Kjo tingëllon bukur, apo jo?” tha ajo me sarkazëm.
Top Channel