FOTOT/ Funerali shtetëror i ish-presidentit Jimmy Carter, Biden dhe politikanët amerikanë i japin lamtumirën

09/01/2025 22:23
Getty Images

Këtë të enjte i është dhënë lamtumira e fundit ish-presidentit Jimmy Carter , i cili ndërroi jetë në moshën 100-vjeçare.

Arkivoli i Presidentit Jimmy Carter u transportua nga Kapitoli në SHBA-së, përpara funeralit të tij shtetëror në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, përpara se të kthehej në shtetin e tij të Xhorxhias, ku do të varroset.

Pjesëmarrës në ceremoninë mortore kanë qenë figura shumë të njohura të politikës amerikane, që nga presidenti Joe Biden, i cili vlerësoi Carter.

Presidenti Biden vlerësoi “karakterin” e Carter dhe tha se atij “i mungon” shoku i tij, teksa sipas BBC dukej i prekur.

Disa nga nipërit dhe mbesat e Carter i bënë homazhe ish-presidentit, me njërin që tha se gjyshi i tij “bëri paqen me dashuri dhe respekt”.

Arkivoli i Carter po transportohet në vendlindjen e tij në Xhorxhia, ku ish-presidenti do të varroset në një ceremoni private familjare.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA