Të paktën 19 palestinezë, duke përfshirë 8 fëmijë, kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite në jug të Gazës gjatë natës.
Një nënë dhe katër fëmijët e saj u vranë kur u godit një kamp tendash për të zhvendosurit në al-Mawasi, ndërsa një tjetër çift dhe fëmijët e tyre vdiqën në qytetin e afërt të Khan Younis, sipas BBC.
Ushtria izraelite tha se ka kryer disa sulme që synonin luftëtarët e Hamasit të cilët morën pjesë në sulmin e 7 tetorit, që shkaktoi luftën në Gaza.
Sulme vdekjeprurëse u raportuan gjithashtu në pjesën qendrore dhe veriore të Gazas, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se gjithsej 51 persona ishin vrarë në të gjithë territorin në 24 orët e fundit.
Në veri, trupat e të paktën gjashtë personave, përfshirë një foshnjë, u gjetën në dy shtëpi të goditura në qytetin e Gazës, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile të drejtuar nga Hamasi. Ndërkohë, tre persona humbën jetën në një sulm në qytetin qendror të Deir al-Balah, ndërsa një tjetër foshnjë u vra në kampin e afërm të refugjatëve, Bureij. Ushtria izraelite nuk ka bërë akoma koment për këto sulme.
Top Channel