Ukrainë, 13 të vrarë nga sulmi rus! Autoritetet: Nuk e dimë se çfarë arme përdori Moska, ishte shkatërrimtare

08/01/2025 19:17

Zyrtarët ukrainas njoftuan së të paktën 13 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm ajror rus në qytetin jugor Zaporizhja.

Sulmi i së mërkurës u krye në një qark industrial në qytet, tha kryetari i administratës rajonale.

“Nuk ka asgjë më mizore se sulmet ajrore në qytet, duke ditur që qytetarët e thjeshtë do të pësojnë dëmet”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Sipas autoriteteve ukrainase është e paqartë se çfarë arme është përdorur, megjithatë përmasat e dëmeve dhe numri i viktimave lënë të kuptohet se është përdorur një armë e fuqishme.

Sulmet ajrore ishin paralajmëruar përmes sirenave, të cilat vunë alarmin për mundësinë e goditjeve me raketë apo mbase me bombë – por dyshohet se ishte një armë e telekomanduar që hidhet nga ajri dhe që Rusia e ka përdorur me ndikim shkatërrues kundër mbrojtjeve ukrainase.

Më herët, Ukraina pretendoi se e ka goditur një depo nafte brenda territorit rus, e cila shërbente për një bazë ajrore strategjike në rajonin jugor të Saratovit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA